Top Channel/ Nga Madonna te Beyonce, shtëpia franceze e prodhimit të dorashkave tregon sfidat
20/03/2024 21:27

Nga dorezat e Grace Kelly-t tek ato të ushtrisë, nga prosperiteti tek falimentimi, Maison Fabre, një prodhues dorezash për katër breza në Millau, në Aveyron, ka përjetuar gjithçka në njëqind vite ekzistencë të kompanisë. “Kjo punë, gjithë jetën, jam zhytur në të”, thotë 83-vjeçarja Louis Fabre, që nuk e fsheh krenarinë para djemëve të saj, Olivier, 51 vjeç dhe Jean-Marc, 58 vjeç, që vazhdojnë sagën e nisur në vitin 1924 nga stërgjyshi i tyre, Etienne. "Ua dhashë gjithçka fëmijëve” thotë ajo ndërsa shton se mbajtja gjallë e kësaj kompanie nuk ka qenë e lehtë gjatë një shekulli histori. Deri në vitet 1960, Millau, i njohur si kryeqyteti i dorezave dhe lëkurës, për shkak të traditës së mbarështimit të qengjit, kishte deri në 80 kompani të dedikuara. Por sot kanë mbetur vetëm pesë, duke përfshirë Maison Fabre, më e vjetra. Sektori nuk i ka rezistuar braktisjes graduale të veshjes së dorezave, shoqëruar me konkurrencën nga vendet e tjera, të kryesuar nga Kina. Maison Fabre gjithashtu pothuajse u zhduk. Në vitin 1995, ajo humbi tregun e ushtrisë, për të cilin prodhonte më shumë se 160,000 palë doreza në vit. Rezultati: paraqitja e falimentimit “në një muaj”, kujton Louis. Por kompania rifilloi disa muaj më vonë dhe, nën udhëheqjen e Olivier, favorizoi pozicionimin e nivelit të lartë. Një dorezë Fabre, kushton rreth 120 dhe 350 euro, zgjat një jetë,. Ndër klientët e kësja kompanie është dhe Madona, Beyonce por dhe shumë artistë të tjerë.

Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
Top Channel/ Dronë në aeroport, kaos fluturimesh në Dubai: Një i vdekur nga raketat në Abu Dhabi!
16/03 11:16
Top News – Sulmet në Bejrut. Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
16/03 09:50
Top News – Trump paralajmëron NATO-n. ‘Do përballeni me pasoja, ndërhyni në ngushticën e Hormuzit’
16/03 09:42
DIGITALB DIGITALB