Top Channel/ Nga luksi në një qeli 9 metër! Ja si do jetë burgu i Sarkozy
21/10/2025 19:40

“Ja ku është Sarkozi!”, brohoritën të burgosurit nga qelitë e burgut La Santé në Paris, ndërsa ish-presidenti francez mbërriti për të nisur vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar me akuzën e konspiracionit kriminal. Vendimi u mor në gjyqin e shkallës së parë, që e gjeti fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007, me fonde të dyshuara nga regjimi libian i Muammar Gaddafit. Pas përfundimit të formaliteteve administrative, Sarkozy u shoqërua në një qeli izolimi 11 m², ku do të qëndrojë pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit. Rreth orës 9 të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me gruan e tij, Carla Bruni, i përshëndetur nga qytetarë dhe mbështetës që mbanin flamuj francezë, këndonin himnin kombëtar dhe brohorisnin “Turp për drejtësinë”. Në të njëjtën kohë, në rrjetin social X, u publikua një deklaratë nga Sarkozy ku ai shkruante pafajësinë e tij dhe e cilësonte gjyqin si një “skandal gjyqësor”. “Nuk po burgoset një ish-president, por një njeri i pafajshëm”, shkroi ai, duke e cilësuar veten viktimë të një padrejtësie të rëndë. Sarkozy u shpall fajtor për bashkëpunim kriminal, ndonëse u lirua nga akuza për korrupsion. Gjykata vendosi se ai kishte dijeni për takimet mes bashkëpunëtorëve të tij të afërt dhe përfaqësuesve të regjimit libian në vitin 2005, përfshirë Abdallah Senoussi, një zyrtar i dënuar për terrorizëm. Vizita e planifikuar e ministrit të Drejtësisë Gérald Darmanin, një ish-bashkëpunëtor i afërt i Sarkozy-t, ka nxitur kritika. Gjyqtari i lartë Rémy Heitz paralajmëroi se një vizitë e tillë mund të ndikojë negativisht në pavarësinë e drejtësisë. Reagime të ashpëra erdhën edhe pasi presidenti Emmanuel Macron priti Sarkozy-n në Pallatin Élysée një ditë para nisjes së dënimit. Sekretari i Partisë Socialiste, Olivier Faure, e quajti këtë një formë presioni të papranueshëm ndaj drejtësisë. Avokatët e Sarkozy-t kanë paraqitur kërkesë për lirim dhe apel, duke bërë që ai teknikisht të konsiderohet ende i pafajshëm. Megjithatë, ligji francez i vitit 2020 lejon fillimin e menjëhershëm të vuajtjes së dënimit edhe pa vendim përfundimtar të apelit.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB