Lart Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017. Në seancën e së enjtes avokati Detar Hysi i kërkoi gjykatës që të njoftohej edhe njëherë Haxhiu, por gjykata deklaroi mungesën e akuzuarit.