Pas garancive amerikane, mbërrin edhe ato gjermane për qeverinë e Kosovës që ngurron të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës, siguroi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde në një intervistë për Radio Kosoven. Diplomati I lartë nënvizoi se Berlini i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë planin e bllokut.