Harun Vrapi në vitin 2012 u kthye nga emigrimi për të punuar tokën e të parëve të tij në fshatin Cermë të Lushnjes. Ndërsa sot pas 9 vitesh qëndrimi në atdhe ai kërkon të largohet sërish. 15 dynym të tokës së tij Haruni i mbolli shalqi, edhe pse fruti rezultoi të ishte cilësor, Haruni nuk arriti të shesë as çerekun e prodhimit.