Top Channel/ Nga Europiani te Lojërat Olimpike, Gjermania rikthen kontrollet: Frikë për terrorizëm
15/07/2024 21:22

Frika e trazirave të e më gjasë, edhe akteve të mundshme terroriste, ka nxitur autoritetet gjermane të vendosin kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik. Njoftimin e bëri ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, e cila sqaroi megjithatë se vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze. Komisioni Europian do të njoftohet së shpejti, shtoi ajo. Ndërkohë, kontrollet e vendosura përgjatë kufijve me Danimarkën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, të vendosura gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, do të hiqen të premten. Por ato do të vazhdojnë të mbeten në fuqi përgjatë kufijve të Gjermanisë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, me qëllim luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të njerëzve. Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Schengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Europian. “Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, është shprehur Faeser më herët në një deklaratë, duke nënvizuar se në përgjithësi, qëllimi i kontrolleve të përkohshme është arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë. “Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, insistoi ajo.

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58