Gjykata Supreme ka liruar të dënuarin me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Supremja hodhi poshtë për mungesë provash vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt disa muaj pasi kjo e fundit e dënoi për vrasjen e kushërirës së tij. Familjarët e Donjetës janë të zhgënjyer me vendimin e presin të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi që më nuk kanë adresë tjetër.