Top Channel/ Nga Brigitte Bardot tek Robert Redford e Chris Rea, yjet që bota humbi këtë vit!
30/12/2025 15:48

Bota e filmit, muzikës dhe televizionit humbi një sërë emrash të njohur këtë vit. Kaq të ngjeshura ishin njoftimet e trishta, sa ndjesia e krijuar ishte sikur këtë radhë, lajmet e konbshme qenë më të shumta se herë të tjera, dhe rrallimi i plejadës së vjetër të të famshmëve anekënd globit, edhe më i dukshëm se më parë. E fundit në listë, Brigitte Bardot, ylli i padikustueshëm i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku. Presidenti francez Emmanuel Macron e nderoi si "një legjendë të shekullit". Ajo mishëroi një jetë të lirë, ishte mesazhi i tij në platformën X. Përpara saj, bota u përball me lajmin e ndarjes nga jeta të një tjetër gruaje të rëndësishme të ekranit të madhe, që arriti të ngrihej në nivelet e legjendës në Hollivud, Diane Keaton, e famshme për rolet e saj ikonike në filma aq të dashur për publikun si Annie Hall, The First Wives Club, apo The Godfather, por edhe për faktin që falë shijeve personale, arriti të cimentonte statusin e vet edhe si një ikonë mode në majat e kësaj industrie. Keaton vdiq në 11 tetor në moshën 79 vjeç, larg shkëlqimit të Hollivudit që pati shënjuar vitet më të rëndësishme të jetës së saj. Në 2025-sën, publiku humbi edhe yllin italian, Claudia Cardinale, e cila la gjurmën e saj në disa prej filmave më të famshëm në historinë e kinemasë si krijimi i pavdekshëm i Sergio Leone-s, Once Upon a Time in the Ëest. “Djali i artë” i Hollivudit, Robert Redford, u shua dhe ai këtë vit. Redford, trashëgimia e të cilit mbetet e rrënjoshur në historinë e kinetamografisë, ishte edhe themeluesi i Festivalit të famshëm të Filmit Sundance. Mbetet i paharruar për brezat interpretimi i tij në filma si Butch Cassidy, Three Days of the Condor apo All the President's Men. Michael Madsen nuk jetoi dot më shumë se 67 vjec; ataku kardiak ia preu jetën në mes aktorit të njohur për bashkëpunimet me Quentin Tarantinon, e sidomos interpretimin brilant në Kill Bill me Uma Thurman. Legjendari Ozzy Osbourne, vokalisti i Black Sabbath dhe ylli i reality shoë-t, u shua më 22 korrik. Ai ishte 76 vjeç dhe vetëm disa javë para vdekjes, së bashku me grupin e tij të famshëm të rokut performuan një shfaqje lamtumire para një turme prej 40,000 veësh në qytetin e tij të lindjes. Chris Rea, kantautori britanik me ndikim të patjetërsueshëm në muzikën rock dhe blues, ndërroi jetë vetëm 3 ditë përpara Krishtlindjes në moshën 74 vjecare. Hitet e tij megjithatë, si "Auberge", "On the Beach" dhe "Road to Hell", do të vazhdojnë të jehojnë ndër vite.

Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
Top Channel/ “Njeri i pisët dhe i fëlliqur”, Mateo debaton me Rogertin: A je budalla apo bën vetë
18/02 20:45
Top Channel/ “Shko gjeje ku e ke babin”, debat i ashpër në shtëpi, Selin i gjuan me patatina Rogertit
18/02 18:40
Top Channel/ Brikena qëndron e përlotur në shtëpi, çfarë ndodhi me banoren
17/02 22:02
Top Channel/ “Ti thuash Juelës po të mos kisha grua në shtëpi…”, Mateo-Rogertit: I mbaruar
17/02 22:01
Top Channel/ “Meritoj jetë princeshe”, Rogerti debaton me Selin: Miri është matrapiku jot
17/02 22:01
Top Channel/ “Të fika”, e papritur në Big Brother, hakmerret Rogerti, i kthehet Kristi:Ti mua më…
16/02 20:10
Top Channel/ “Do ta kisha ndarë nga gruaja”, Rogerti debaton me Selin për Mirin, banorja: Më mungon
16/02 20:00
DIGITALB DIGITALB