Drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare duhet të japin dorëheqjen nëse nuk pranohen në Shkollën e Drejtorëve apo nuk certifikohen pas dy testimeve. Ky është udhëzimi më I ri i miratuar nga Ministria e Arsimit për uljen në detyrë të drejtorëve nëse nuk certifikohen apo nëse pas vlerësimit vjetor drejtuesit rezultojnë pa performancë të kënaqshme, por pa shkaktuar daljen e tyre nga sistemi arsimor.