Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu rikonfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e tij për të nisur një ofensivë ushtarake në Rafah, duke sfiduar kështu kritikat e ndërkombëtarëve. Duke risjellë në vëmendje sulmin e 7 tetorit, Netanyahu tha se forcat izraelite nuk do të tërhiqen.