Top Channel/ Netanyahu fton Papën në Izrael/ Telefonoi atin e shenjtë pasi u godit kisha katolike në Gaza
18/07/2025 23:00

Udhëheqësit më të lartë të kishave në Jerusalem hynë të premten në Gazë në një vizitë të rrallë solidariteti, një ditë pasi një predhë izraelite goditi kishën e vetme katolike atje, duke vrarë tre persona. Sulmi është dënuar nga shumë udhëheqës botërorë dhe figura fetare. Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi pasditen e së premtes një bisedë telefonike me Papën Leone e 14-të, të cilit i bëri një ftesë zyrtare për të vizituar Izraelin. Lajmi u bë i ditur nga media izraelite, duke cituar burime zyrtare që e përshkruajnë komunikimin si të ngrohtë dhe të fokusuar në çështje humanitare dhe të sigurisë. Mësohet gjithashtu se Netanyahu e ka informuar Atin e Shenjtë për zhvillimet e fundit rreth negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës. “Jemi pranë një marrëveshjeje,” citohet të ketë thënë ai, duke nënvizuar se bisedimet me ndërmjetësit ndërkombëtarë janë në një fazë të avancuar dhe se shpejti mund të ketë një marrëveshje. Përkundër tensioneve në rritje, përpjekjet për të ndihmuar civilët vazhdojnë. Patriarku latin i Jerusalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa (Picabala), në bashkëpunim me patriarkun greko-ortodoks Teofili III, po udhëheqin një operacion humanitar që përfshin shpërndarjen e rreth 500 tonëve ndihma për banorët e Gazës. Aksioni është përshëndetur nga organizata ndërkombëtare si një shenjë uniteti dhe bashkëpunimi në një kohë krizash

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47