Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal, raporton zyra e kryeministrisë së izraelit. Gjatë një kontrolli rutinë të shtunën, Netanjahut iu zbulua një hernie, e cila është vendosur nga ekipi i mjekëve për tu hequr. Në këtë mënyrë drejtimin e përkohshëm të qeverisë e ka marrë Yariv Levin, ministri i drejtësisë dhe zv.kryeministrit aktual.