Ditën e nesërme do të mbahet takimi I rëndësishëm në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas ekspertëve politikë konsiderohet si një mundësi e mirë për të zhbllokuar procesin e dialogut. Sipas tyre, të dy palët, por kryesisht Serbia duhet të premtojë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit. Analisti politik, Artan Muhaxhiri, deklaroi për KosovaPress se vendi i tij dhe Serbia duhet të bëjnë hapin e madh për të ecur përpara në dialog.