Sindikata e Universiteteve lajmëron se nesër do të zhvillohet protestë kombëtare, krahas bojkotit mësimor që vijon në ditën e tretë. Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.