Ditën e nesërme (e shtunë, 11 dhjetor 2021) pritet që në stadiumin Air Albania të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel, kanë nisur përgatitjet e para për mbajtjen e tij. Në fushën e stadiumit është duke u ngritur podiumi ku do të flasin personalitetet e ftuara në këtë Kuvend.