Top Channel/ “Nëse kërcënimi hibrid…”, inteligjenca gjermane: Një sulm i mundshëm rus ndaj NATO-s
28/11/2024 19:58

Kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) Bruno Kahl, paralajmëron për një përshkallëzim të luftës hibride të Kremlinit në vitet e ardhshme. Nëse kërcënimi hibrid intensifikohet, kjo mund të çojë NATO-n që të nxisë edhe Nenin 5 të Traktatit të NATO-s , sipas Bruno Kahl, siç raporton Deutsche Welle. Bëhet fjalë për klauzolën e mbrojtjes kolektive, e cila me fjalë të thjeshta është gurthemeli i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, ai sulm do të konsiderohet kundër të gjithë aleatëve, të cilët janë të përkushtuar të ndihmojnë me çdo mjet, duke përfshirë “forcën e armatosur”, siç thuhet në artikull, me qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Bruno Kahl vuri në dukje se Moska po përmirëson masivisht ushtrinë e saj , dhe ndoshta në mënyrë që forcat e armatosura ruse të kenë personelin dhe aftësitë materiale për të kryer një sulm ndaj NATO-s deri në fund të kësaj dekade. Megjithatë, Bruno Kahl vuri në dukje se për momentin “nuk ka indikacione për qëllime specifike luftarake të Rusisë. Por nëse forcat me synime të tilla fitojnë epërsinë në selinë e qeverisë në Moskë, kjo do të rrisë rrezikun e një konflikti ushtarak në vitet e ardhshme”.

Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49