Ditën e sotme është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për të eksploruar bashkëpunimin potencial për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri. Në fjalën e saj ministrja Balluku tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria synon që të plotësojë kërkesat e tregut vendas dhe më të bëhet një fuqi eksportuese për rajonin.