Tashmë është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili mundëson qytetarëve lëvizje të lirë në Zonën Schengen, duke nisur nga janari i vitit 2024. Akti ligjor u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian. Pas kësaj, në konferencë për media dolën euro-deputeti njëherësh raportuesi për Kosovën në çështjen e vizave, Thijs Reuten dhe zëvendëskryeministri për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi. Euro-deputeti u shpreh se me këtë vendim i vjen fund padrejtësisë ndër vite ndaj Kosovës.