Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një deklaratë për mediat, Hoxhaj u shpreh se vlerëson propozimin e kryeministrit shqiptar. “E përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama. Shqipëria ka pasur rol në të kaluarën, duhet të ketë rol edhe sot në tejkalimin e situatës në veri të vendit.