Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin e vogël Lalm i Ri, në Lezhë. Mbrëmjen e së premtes, në lagjen Gurra, në dyqanin e tij të veglave të punës, u gjet pa shenja jete Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.