Nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi të akuzuar për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesën e ish-drejtoreshës së koncesioneve janë shfaqur kokulur gjatë seancës së sotme në gjykatë teksa presin të mësojnë masën e sigurisë. Rozeta Dobi, me ndihmën e të birit më 15 dhjetor grabiti banesën e punëdhënëses së saj ku punonte sanitare, Alda Klosit e cila ka qenë drejtore e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.