Nënat e Srebrenicës i janë pafundësisht falenderuese presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Fjalimi që ajo mbajti në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka patur jehohë të madhe në Bosnje. “I jemi mirënjohëse Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e genocidit ndaj shqiptarëve.