Prindërit e Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën për lënien të lirë të autorit të vrasjes. Nëna e viktimës ka rrëfyer mes lotësh se si ka ndodhur ngjarja atë natë. Ajo tha se vajza sapo ishte kthyer nga puna, sepse kishte qenë turn i 2 dhe ishte ulur të hante bukë.