Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Sheqisht të Fierit, ku babai akuzohet për abuzim të rëndë seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare, familja është përballë një situate të rëndë sociale dhe ekonomike. Xhemal Ruko, gjyshi i 7 fëmijëve dhe babai i Juelës, nënës së tyre shprehet i shokuar dhe i pafuqishëm përballë kësaj tragjedie.