Shkëlqim Bozhiqi, 36 vjeç, baba i dy vajzave të vogla, vuan nga një sëmundje e rëndë. Që në vogëli, Shkëlqimi ka pasur probleme të funksionimit të veshkave. Tashmë ato kanë dalë jashtë funksionit dhe kërkohet ndërhyrje urgjente për transplantin. Teksa nëna e tij e moshuar është ofruar t’i dhurojë veshkën, Shkëlqimi kërkon ndihmë për shpenzimet e nevojshme të operacionit.