Presioni po rritet mbi 27 liderët e Bashkimit Evropian për të mborjtur qiejt e Ukrainës nga raketat ruse, pasi presidenti Zelensky hodhi një kritikë ndaj aleatëve perëndimorë se e kanë të luhatshëm vullnetin politik gjatë fundjavës. Duke folur përpara një mbledhjeje të liderëve në Bruksel të mërkurën në mbrëmje, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri në detyrë i Holandës Mark Rutte kërkuan hapa urgjent për t'i siguruar Kievit sistemet e mbrojtjes ajrore që i nevojiten për të shmangur breshërinë e raketave të lëshuara nga Rusia.