Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndërkohë, ka nisur dhe hyrja e tifozëve brenda në stadium. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, shihet momenti kur tifozët kontrollohen dhe tregojnë biletën, përpara se të hyjnë në ambientet e brendshme të “Arenës Kombëtare”. Gjithashtu, shihet se perimetri i mbuluar nga forcat e rendit ku nis kontrolli, është më i madh se herët e tjera.