Në Bruksel të enjten ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak takoi veç e veç kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i diskutimeve për normalizim të marrëdhënieve. Sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit nuk kishte nevojë për takim të përbashkët e se nuk është diskutuar për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.