Top Channel/ Negociatat, Kosova akuza Serbisë/ Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra
12/06/2025 23:24

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, se ka bërë deklarata të rreme pas takimit të së martës në Bruksel, duke thënë se diplomati serb shkeli dakordimin që u bë gjatë takimit trilateral. Bislimi tha se pjesë e diskutimeve në agjendën e parë ishte edhe përkujdesja që gjatë konferencës për media pas takimeve të shpërndahen informata që shpjegojnë në mënyrë të qartë përmbajtjen gjatë diskutimeve. Bislimi deklaroi se Petkoviç u pajtua të mos e keqpërdor konferencë për media për të thënë çështje që nuk janë adresuar gjatë takimit dhe për të mos e shtrembëruar përmbajtjen e diskutimit. “Për fat të keq, u deshën më pak se 30 minuta për të dëshmuar dështimin e tij në të dy zotimet”, ka shkruar Bislimi në një letër, të cilën e ka postuar në platformën “X”. Petkoviç në konferencë për media kishte deklaruar se pala serbe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe po ashtu ka paraqitur një plan për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. “E konsideroj të nevojshme të informoj publikun për deklaratat mashtruese të bëra nga Kryenegociatori i Serbisë, z. Petar Petkoviç, të cilat qëllimisht mashtrojnë publikun serb në lidhje me diskutimet në takimin trepalësh.”, thuhet në letër të Bislimit. Bislimi tha se Kosova ishte e gatshme që në mënyrë konstruktive të diskutonte për çështjet e agjendës siç u paraqitën nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen dhe të rekomandonte edhe çështje tjera. Por, Serbia insistoi ta braktisë tërësisht agjendën dhe u mundua ta impononte një hierarki të re të çështjeve.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00