presidentin Zelensky, tha se negociatat e sotme janë në një fazë kritike në shtysën drejt paqes në Ukrainë. Në takimin e Londrës ku ishin të pranishëm presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Frederich Merz, mesa duket çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe roli i evropianëve dhe amerikanëve mbetet kyç sipas liderëve evropianë për një paqe të qëndrueshme. Ndërkohë më shumë se ushtarakisht, evropianët kanë në dorë disa karta në këtë fazë të negociatave për një marrëveshje paqësore, detajet e të cilave sipas kancelarit gjerman mbesin skeptike.