Enkelejd Alibaj ka zgjedhur të mos veshë çizmet, por t’i mbështesë banorët e prekur nga përmbytjet nga larg. I rrethuar nga deputetët e veriut, ligjvënësi demokrat i kërkoi Kryeministrit Edi Rama shpalljen e fatkeqësisë natyrore ne tri qarqe: Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Arsyeja e një kërkesë të tillë lidhet me dëmshpërblimin financiar të banorëve të prekur nga vërshimi i ujit.