Fluksi i pacienteve që i drejtohen Spitalit Rajonal, si pasojë e temperaturave të larta, ka filluar në Shkodër. Çdo 24 orë janë të paktën 120-150 qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Ky i nxehtë përvëlues si pasojë e valës afrikane ka prekur të gjithë vendin tonë, por jo vetëm, dhe pritet të zgjasë për të paktën tre javë.