Asnjë surprizë edhe për qarkun e Tiranës. KAS nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Vetëvendosje përsëritje të zgjedhjeve. Vendimi nuk surprizoi palët ankimuese që akuzuan anëtarët e KAS për vendime politike. Në Tiranë demokratët akuzuan partinë në pushtet për një strukturë kriminale për blerjen e votës me çmim nga 100-deri 300 euro. Për të faktuar votimi ne dyfishtë si prove paraqiten edhe të dhënat e pajisjes PEI ku dyshohet se 51 persona kanë votuar 123 herë.