“Në Sofrën Shqiptare” është emisioni më i ri në Top Channel që do të jetë në transmetim cdo të shtunë, nga data 13 prill, në orën 16:40. Nën autorsinë dhe moderimin e Doris Sallakut, ky emision do t’ju shoqërojë përgjatë 8 javëve duke sjellë në vëmendjen e shikuesit shqiptar destinacione turistike të cilat vlejnë që të vizitohen përgjatë 2024 dhe që shquhen për kulinari tradicionale.