Udhëtimet për fundvit janë mëse të zakonshme në të gjithë botën, pasi është pikërisht periudha festive e plot dekorime, ajo që i tërheq më së shumti turistët për të vizituar një vend të ri. E këtë vit të shumë janë dhe të huajt që kanë zgjedhur që festat dhe vitin e ri ta kalojnë në vendin tonë. Ken është një prej tyre. E takuam teksa po merrte informacione për vendet që duhen vizituar në Tiranë. Ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe ka mbetur i surprizuar nga atmosfera në kryeqytet.