Ashtu siç kishin paralajmëruar që të martën, protestuesit tentuan të mbledhin forcat për protestën e së shtunës poshtë zyrës së kryeministrit. Një grumbullim i parë në sheshin Skënderbej, më pas një ecje në bulevard dhe ndalesa e zakonshme poshtë zyrës së Edi Ramës. Megjithëse në numra modeste, pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin dalë, pasi i shohin masat e marra nga qeveria si të pamjaftueshme.