Deputeti i PD-së Dashnor Sula, është paraqitur ditën e sotme në Parlament me një shportë në të cilën mbante produktet bazike ushqimore, në formë proteste për rritjen e çmimeve. Sula tha se nuk po e bën këtë lëvizje në shenjë politike por sepse ka ndjeshmëri në lidhje me këtë çështje, pasi pjesa më e madhe e popullsisë kanë rroga që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve.