Në shenjë proteste kundër çmimeve të larta të produkteve, deputeti Dashnor Sula ka shkuar me shportë ushqimesh në Parlament, por garda nuk e ka lënë të futet. Shporta përmban disa prej produkteve bazë për qytetarët shqiptarë, si kos, qumësht, miell, sheqer e vaj.