Qytetarët e Prishtinës mund të marrin shërbime administrative edhe pas orës 16:00. Zgjatja e orarit të punës është bërë për të dhënë sa më shumë shërbime për emigrantët. “Me qellim që të përmirësohet kualiteti i shërbimeve dhe të eliminojmë tollovitë të cilat mund t’i presim me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë nga diaspora”, tha Muhedin Nushi, drejtor, Komuna e Prishtinës.