Ai i një dite më parë ishtë sulmi më vdekjeprurës i Izraelit në kampin e refugjatëve Jenin në gati dy dekada: nëntë palestinezë u vranë kur trupat e shtetit hebre rrethuan ndërtesat mes breshërive të armëve, granatave e gazit lotsjellës me pretendimin se vepruan për të penguar sulme të mëdha nga “skuadra terroriste” e grupit Xhihadi Islamik Palestinez.