Pas 25 ditësh, uji u rikthye serish në fshatrat e Nën Shkodrës. Rreth 2100 hektarë tokë janë të përmbytura. Hyrja në Obot bëhet vetëm me mjetet e ushtrisë ndërsa rreth 50 shtëpi janë të rrethuara nga uji në këtë fshat dhe në Muriqan. Niveli i liqenit të Shkodrës është rritur por këto përmbytje të shpejta, sipas administratorit Arben Ceni kanë vetëm një përgjegjës.