Në mesin e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare mbi një incident të mundshëm bërthamor, ekipi i inspektorëve të OKB-së u nis drejt centralit atomik të Zaporizhjas në jug të Ukrainës, pavarësisht rrezikut që paraqet në këtë situatë një rrugëtim i tillë. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, tha se shpreson që agjencia të krijojë një mision të përhershëm në Ukrainë për të monitoruar centralin e Zaporizhjas, që është më i madhi në Europë.