Mes emocionesh, guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi nominimin e partisë së tij për të kandiduar për zv/president të Shteteve të Bashkuara. “Ne do të flemë vetëm kur të japim frymën e fundit”, u shpreh ai teksa falenderoi të pranishmit në atë që u konsiderua si rasti i parë i qënësishëm që ai pati për t`iu prezantuar kombit.