5.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë përgjatë vitit të kaluar. Këto janë shifrat e publikuara nga Instat, ku konstatohet një përmirësimin e dukshëm në raport me vitin e pazakontë pandemik 2020 ku hyrjet e turistëve të huaj u rritën me gati 3 milionë më shumë. Por, sërish me gjithë shifrat pozitive, turizmi nuk është rekuperuar plotësisht pasi nuk ka arritur dot nivelet e para pandemisë, kur në 2019 hyrjet e shtetasve të huaj arrinin në 6.4 milionë vizitorë.