Mazhoranca ka vijuar seancën plenare në mungesë të opozitës, pas përplasjeve dhe kaosit në Kuvend. Seanca u ndërpre për pak minuta, pasi Spiropali u shpreh se deputetët kanë bërë ankesë se vjen një erë e rëndë, erë benzine. Elda Hoti, e cila hodhi lëndën që sipas saj ishte aromatizues, u përjashtua nga seanca plenare së bashku me Petrit Dodën.