Deputetët e PD-së nisën përplasjet me gardën jashtë Kuvendit, e cila nuk u lejon hyrjen në sallën e seancës, pasi një pjesë prej tyre janë përjashtuar. Deputetët e papërjashtuar ndërkohë janë futur brenda Kuvendit dhe kanë marrë karriget e i kanë vendosur jashtë në formë proteste.