Në Gjirokastër u mbajt sot dëgjesa e tretë publike me grupet e interesit që po i paraprin procesit të shpalljes së Vjosës Park Kombëtar. Në habitatin e Vjosës, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 1100 specie shpendësh dhe kafshësh të rrallë, përfshi këtu edhe 13 specie kafshësh e 2 bimësh të kërcënuara globalisht. Projekti synon të përfshijë brenda parkut edhe tri degë të saj, Bënçën, Drinon dhe Shushicën.