Prindërit e Orges Xhelilit, në lot kanë pritur përpara gjykatës mbërritjen e të birit. Të pikëlluar ata nuk kanë arritur ti mbajnë lotët, teksa hedhin sytë nga rruga në pritje të fugonit të policisë. Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit. Ai ishte i rrethuar nga forca të shumta policie në momentin e mbërritjes në gjykatë, ndërsa familjarët prisnin jashtë.