“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media udhëtoi në Kosovë këtë të mërkurë, pas premierave në Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve. Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, nga sot do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana.