Kosova ka shënuar rënie të numrit të banorëve nga viti 2011 kur u bë regjistrimi i fundit i popullsisë. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave në Kosovë jetojnë 1 milionë e 586 mijë banorë, rreth 150 mijë banorë me pak se 13 vjet më parë. Në nëntë komuna ka pasur rritje të numrit të popullsisë e në 29 të tjera ulje.